Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Donnarumma zbulon telefonatën e fundit me drejtuesit e Milanit

Gianluigi Donnarumma refuzoi ofertat e Milanit për të rinovuar kontratën dhe u transferua te Paris Saint Germain me parametra zero verën e kaluar, duke shkaktuar jo pak zemërim te tifozët e klubit kuqezi.

Megjithatë kur kanë kaluar shumë muaj nga largimi, gardiani i Italisë rikthehet të flasë për atë që ndodhi dhe shpjegon se nuk ka qenë vetëm faji i tij, por edhe i drejtuesve të Milanit, teksa kujton edhe telefonatën e fundit me ta.

“Të gjithë më quajnë mua fajtor, por duhet të dini se telefonata e fundit që kam marrë nga drejtuesit e Milanit, ka qenë për të më njoftuar që kanë gjetur zëvendësuesin tim. Në këtë mënyrë më bënë të kuptoj se kishte ardhur fundi dhe duhet të shihja për një tjetër klub”, u shpreh Donnarumma.
Megjithatë portieri italian zbulon se mbetet një tifoz i Milanit dhe ndjek të gjithë ndeshjet e kuqezinjve, teksa nuk lë pa komentuar as Mike Maignan, që e zëvendësoi në katërkëndëshin e portës së milanezëve.

“Pavarësisht të gjithave, unë falënderoj klubin për gjithë sa ka bërë për mua. Mbetem gjithmonë tifozi i parë i Milanit dhe kam gëzuar shumë për fitoren në derbi. Më vjen shumë mirë që Maignan po tregon cilësi të jashtëzakonshme dhe po bën në mënyrë perfekte punën e tij”, deklaroi Gigio.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...