La Liga

Dopieta e Suarez nuk mjafton, Barça “ngec” sërish dhe komplikon garën për titull

Barcelona hedh një tjetër hap fals në betejën për titullin kampion, pasi sot regjistroi barazimin e dytë në 5 takime të zhvilluara që prej rifillimit të kampionatit, duke i dhënë një “asist” për t’u shkëputur, Realit të Madridit.

Katalanët nuk shkuan dot përtej barazimit 2-2 në transfertën ndaj Celta Vigos, ndonëse kaluan dy herë në avantazh me sulmuesin uruguaian Luis Suarez, ndërsa tani janë në krye me 69 pikë, por Reali i Madridit ka një ndeshje më tepër për të luajtur.

Me disa mungesa për shkak dëmtimesh dhe të tjera për zgjedhje taktike, trajneri Setien u kishte besuar sot të rinjve Ricard Puig në mesfushë dhe Ansu Fati në sulm, në krah të Messit dhe Suarezit.

Pikërisht një asist i Lionel Messit në minutën e 20-të u shfrytëzua mjaft mirë nga Suarez, që u lirua në zonë dhe arriti të shënojë golin e avantazhit për Barcelonën, ndërsa pavarësisht reagimit të mirë të Celta Vigos, pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1.

Megjithatë vendasit e nisën vrullshëm 45-minutëshin e dytë dhe arritën të gjejnë golin e barazimit shumë shpejt, me anë të sulmuesit rus Smolov, i cili u shërbye saktë në zonë dhe devijoi topin drejt rrjetës.

Dyshja Messi-Suarez funksionuan në perfeksion edhe një herë në minutën e 56’, kur argjentinasi shërbeu për uruguaianin dhe ky i fundit kaloi për herë të dytë në avantazh Barcelonën, por kur dukej se ndeshja po shkonte në favor të tyre, ishte Iago Aspas që barazoi dy minuta para fundit.

Me këtë barazim Celta Vigo vijon t’i largohet zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa Barcelona komplikon tërësisht garën për titullin kampion, pasi tashmë gjithçka është në dorën e Realit të Madridit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency