Connect with us

Hi, what are you looking for?

Maqedoni e Veriut

Dopietë e Çinarit, Shkëndija barazon në miqësoren e fundit “turke”

Çinari
Çinari

Pas një merkatoje të bujshme në janar, Shkëndija u ka dhënë fund edhe përgatitjeve dimërore në Antalya të Turqisë. Kuqezinjtë nga Tetova kanë zhvilluar një miqësore ndaj letonëve Valmeirës, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.

Sulmuesi shkodran, Erald Çinari, i cili iu bashkua Shkëndijës vetëm pak ditë më parë, ishte autori i dy golave për kuqezinjtë, që janë gati tashmë për gjysmën e dytë të kampionatit.

Shkëndija do të rikthehet në fushë më 19 Shkurt në derbin shqiptar ndaj Shkupit, një sfidë që pak muaj më parë degjeneroi në dhunë mes tifozëve e futbollistëve.

Këtë herë kuqezinjtë do të kërkojnë të marrin tri pikët dhe të shpresojnë në ndonjë hap fals të Strugës, për t’u rikthyer sa më shpejt në garën për titullin kampion.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...