Serie A

Dopietë e Ibrës, Milani mposht Cagliarin dhe shpallet kampion dimri

Pavarësisht mungesave të shumta, Milani vijon të fitojë dhe të kryesojë i vetëm kampionatin italian, teksa mbrëmjen e sotme ka triumfuar me rezultatin 0-2 në transfertën sarde ndaj Cagliarit, teksa ndeshja u vendos nga një dopietë e liderit të skuadrës, Zlatan Ibrahimoviç.

I rikthyer titullar në kampionat, 39-vjeçari suedez u bë vendimtar që në minutën e 5-të kur depërtoi në zonë dhe pas nië dyluftimi me grekun Lykogiannis, u shpërblye me një penallti nga arbitri Abisso, të cilën e ekzekutoi vetë dhe mposhti portierin Cragno.

Cagliari provoi të reagojë dhe zbriti disa herë rrezikshëm në gjysmëfushën kuqezi, por mungoi thuajse gjithmonë pasimi i fundit dhe sulmuesit vendas nuk arritën të kërcënojnë portën e Donnarummës.

Në fillim të pjesës së dytë Ibra shënoi edhe golin e dytë, teksa pas një pasimi te gjatë të Calabrias, iu shkëput mbulimit të mbrojtjes dhe i vetëm përballë Cragno, gjuajti saktë duke dërguar sferën në rrjetë.
Vetëm pak minuta më vonë, argjentinasi Simeone pati mundësinë më të mirë të rihapë takimin, por gaboi përballë Donnarummës, ndërsa sfida për kuqezinjtë u komplikua në minutën e 75-të, kur Saelemaekers u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la të tijtë me 10 futbollistë.

Cagliari provon gjithçka për të shmangur humbjen, por goditja e Cerrit me kokë u grushtua bukur nga Donnarumma, ndërsa nuk munguan edhe pretendimet për një penallti, por nuk mendonte kështu arbitri Abisso, që provokoi edhe protestat e vendasve.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi fitoren 2-0 të kuqezinjve, që me këtë fitore shkojnë në kuotën e 43 pikëve, 3 më tepër se Interi, kur ka mbetur vetëm një javë nga fundi i fazës së parë, ndaj me suksesin e sotëm, Milani mund të quhet kampioni i dimrit, pavarësisht rezultatit ndaj Atalantës në fundjavë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency