Arsenal ka arritur të mposhtë West Brom dhe të marrë tre pikë në takimin e luajtur në ‘Emirates Stadium’. Francezi Lacazette ka qenë heroi i ‘topçinjve’, duke shënuar një gol në çdo pjesë dhe vulosur rezultatin 2-0.
Skuadra e drejtuar nga Arsen Wenger dominoi takimin gjatë gjithë 90 minutëshit dhe krijoi disa raste për shënim, por e dërgoi topin në rrjetë vetëm dy herë. Nga ana tjetër, ekipi mik doli rrallë në kundërsulm, por arriti të jetë i rrezikshëm në portën e Ceh.
Pas gjashtë javëve të para, Premiere League kryesohet nga dy ekipet e Manchesterit, me nga 16 pikë, të ndjekura nga Chelsea me 13 dhe Liverpool, Tottenham e Watford me 11. Arsenal mban vendin e shtatë me 10 pikë, ndërsa rekordin negativ të këtij fillim-sezoni e ka Crystal Palace, me 6 humbje, asnjë gol të shënuar dhe 13 të pësuar.
