Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dopietë e Messit, Barça mposht Bilbaon dhe ngjitet në vendin e tretë

Marcelino debuton me humbje në pankinën e Athletic Bilbaos, pasi baskët u mposhtën me rezultatin 2-3 nga Barcelona mbrëmjen e sotme, në një ndeshje ku Lionel Messi ishte protagonist absolut.

Sfida e vlefshme për javën e dytë u rikuperua pikërisht mbrëmjen e sotme, pasi Barcelona e nisi me vonesë kampionatin, ndërsa me suksesine marrë në këtë transfertë, katalanët u ngjitën në vendin e tretë me 31 pikë, 7 më pak se Atletico kryesuese.

Inaki Williams shënoi për baskët e Bilbaos që në minutën e tretë, por katalanët rikthyen baraspeshën me anë të mesfushorit të ri, Pedri.

Më pas ishte radha e Lionel Messit që të shënonte dy gola mjaft të bukur dhe të vuloste suksesin e Barcelonës, ndërsa Munian të shënonte golin e dytë për Bilbaon.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...