Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dopietë e Xhixhës, Mezani e nis mbarë te Laçi

Gentian Mezani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij në krye të ekipit të Laçit, ku zëvendësoi Stavri Nicën, në fillim të kësaj jave. Ekipi i drejtuar prej tij triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0, në një takim ku hero ishte sulmuesi 21 vjeçar Xhixha, që shënoi të dy golat e ndeshjes.

Në Laç u zhvillua një ndeshje e hapur, ku të dy ekipet kërkuan të shënonin, por vendasit ishin më agresivë dhe kaluan në avantazh me Xhixhën, pas një mosmarrëveshjeje në mbrojtjen shkodrane.

Në pjesën e dytë Vllaznia kërkon të barazojë, por rastet janë sporadike dhe mbrapa le shumë hapësira, të cilat u shfrytëzuan sërish nga vendasit për të shënuar golin e dytë. Pas një krosimi në zonë, portieri shkodran Selimaj grushtoi gabim topin, duke e përplasur në fytyrën e mbrojtësit të Vllaznisë Pjeshka dhe më pas Xhixha me portën e boshatisur shënoi golin e dytë dhe vulosi rezultatin.

Pas kësaj jave, Laçi shkon përkohësisht në vendin e katërt, me 6 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e katër pikëve, në katër ndeshje të zhvilluara.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...