Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Dopingu, Rusia rrezikon pjesëmarrjen në Olimpiadën e 2018-ës

WADA nuk rehabiliton Rusada-n, Agjencinë Ruse të Antidopingut. Vendimi i marrë është një goditje e rëndë për shpresat e Rusisë që të merrte pjesë në Olimpiadën e vitit 2018 në Korenë e Jugut.

Pas mbledhjes së zhvilluar në Seul, Agjencia Botërore e Antidopingut vendosi veton, duke mos lejuar riintegrimin e Rusada-s, e cila u pezullua në nëntor të 2015-ës pas hetimit të parë nga dy që konfirmuan akuzat për doping shtetëror në Rusi.

Dy vjet më parë, Agjencisë ruse i ishin përcaktuar hapat që duhej të ndiqte, si në nivel teknik ashtu edhe drejtues, por sipas WADA-s, kur kanë mbetur edhe pak javë nga mbledhja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, që do të marrë edhe vendimin përfundimtar, nuk është bërë mjaftueshëm.

Sipas Agjencisë Botërore të Antidopingut, Rusia vazhdon t’i cilësojë të pabaza akuzat për përdorimin në masë nga sportistët të substancave të ndaluara, ndërsa zyrtarëve të WADA-s ende nuk u është lejuar të hyjnë në të dhënat e laboratorëve në Moskë.

E ndërsa amerikanët janë shfaqur të kënaqur nga ideja se Rusia është fare pranë përjashtimit nga Lojërat Olimpike 2018, nëpërmjet ministrit të Sporteve, Pavel Kolobkvov, rusët pretendojnë se kriteret e vetme që nuk kanë përmbushur janë qartazi të natyrës politike. Beteja vazhdon, ndërsa evenimenti në Korenë e Jugut rrezikon të zhvillohet pa një prej vendeve kryesorë në garën për medalje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...