Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Dopingu, Shqipëria rrezikon pezullimin nga aktivitetet ndërkombëtare

Vendimi për t’i hequr Shqipërisë të drejtën për të organizuar Kampionatin Europian të Peshëngritjes nga 26 Marsi deri më 1 Prill lidhet drejtëpërdrejt me çështjen e dopingut. Gjithçka pasi Romela Begaj rezultoi pozitive në Botërorin e Kalifornisë gjatë Dhjetorit të kaluar. Pavarësisht se në argumentin fillestar Federata Europiane shpjegoi se nuk ka garanci për mbarëvajtjen e turneut, pas largimit të drejtuesve të Federatës Shqiptare, e kaluara e afërt tregon të kundërtën.

Europiani i Peshëngritjes fillimisht ishte parashikuar të zhvillohej në Antalia, por programi ndryshoi pasi Turqia u pezullua për një vit nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes, pasi përsëritja e testeve anti-doping konfirmoi përdorimin e substancave të ndaluara te tre shtangistë turkë në Olimpiadat e viteve 2008 dhe 2012.

Fat të ngjashëm rrezikon të ketë edhe Shqipëria, me peshëngritjen kuqezi që mund të përballet me pezullim për të paktën një vit nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare. Kjo, sepse bilanci i shtangës shqiptare është edhe më i rëndë. Në vitet e fundit, vendi ynë është gjobitur dy herë nga Federata Ndërkombëtare, pasi tre ose më tepër peshëngritës kanë rezultuar pozitivë me doping brenda një viti kalendarik.

Për momentin, është ende e paqartë nëse Shqipëria do të jetë në gjendje të përfaqësohet në Kampionatin Europian të Peshëngritjes. Në evenimentit që tashmë pritet të zhvillohet në Rumani ose Gjeorgji, do të mungojnë disa shtete të rëndësishme të dënuara prej dopingut. Turqia i është bashkuar vendeve të pezulluar, ashtu si Rusia, Azerbajxhani, Ukraina, Bjellorusia, Moldavia dhe Armenia.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...