Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Dora e Zotit”, Shilton: E takoj Maradonën, nëse kërkon falje

Peter Shilton nuk harron lehtë. Kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga ai gol me dorë i Diego Armando Maradonës në Botërorin “Meksikë 1986”, por ai episod mbetet ende një plagë e hapur për anglezët, sidomos për njeriun që mbronte portën e përfaqësueses së “Tre Luanëve”. Shilton, që pësoi golin më të famshëm në histori, kërkon që Maradona t’i kërkojë publikisht falje, si kusht për ta takuar.

Sipas mediave britanike, Maradona, i cili pritet të udhëtojë drejt Anglisë në muajin qershor, i ka kërkuar portierit Shilton që të darkojnë bashkë për të hedhur një herë e mirë pas krahëve polemikat e së shkuarës.

Kjo ftesë është mirëpritur nga ish-portieri, por me një kusht:

“Një pjesë imja, – shprehet Shilton, – me thotë se ka ardhur koha të shohim përpara, pjesa tjetër jo. Kushti im është që para darkës Maradona të kërkojë falje për atë që ka bërë. Ishim të dy kapitenë atë ditë. Nuk e kam takuar më që nga ajo kohë. Nuk është që më ka munguar, ka kaluar shumë kohë.”

Në 2016-ën Shilton shprehu rezerva për një takim të mundshëm me Maradonën, duke u shprehur: “Të mendosh me Maradonën, më bën të ndihem keq.” Mirëpo këtë radhë duket se Shilton ka ndryshuar qëndrim.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...