Në fund të ndeshjes së humbur 4-1 ndaj Brazilit, trajneri i Koresë së Jugut, Paulo Bento njoftoi se do të largohet nga drejtimi i kësaj skuadre.
Tekniku tha për mediet pas këtij takimi se vendimin e tërheqjes e ka marrë që në shtator.
“Pjesëmarrja jonë përfundoi këtu dhe tani është koha të mendoj për të ardhmen, e cila nuk do të kalojë nga kombëtarja koreane. Do të pushoj dhe pastaj do të shoh se çfarë do të bëj. Sapo ua komunikova lojtarëve, presidentit, është një vendim që e kam marrë që nga shtatori, sot përfundova vetëm duke e konfirmuar dhe duke falënderuar për gjithçka kanë bërë dhe për gjithçka që dhanë.”-tha Bento.
