Ligue 1

Dorëzohen sheikët e PSG-së: E pamundur të mbash Mbappe me zor

Kylian Mbappe është gjithnjë e më pranë Realit të Madridit, teksa zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë që në fillim të muajit shkurt. Pas shumë tentativave për ta mbajtur, duket se drejtuesit e Paris Saint Germain kanë kuptuar që nuk mund t’ia dalin dhe po përgatiten për të ardhmen pa yllin francez.

Sinjali i fundit vjen nga kampioni i Rally Dakar, njëkohësisht kushëri i pronarit të PSG-së, Nasser Al-Attiyah, I cili në një deklaratë për mediat në Katar, ka pranuar se e ardhmja e Mbappe po bëhet gjithmonë e më e qartë.

“Mbappe te Reali I Madridit? Tani dini gjithçka. Kur dikush dëshiron të largohet, është gati-gati e pamundur ta mbash me zor”, deklaroi Nasser Al-Attiyah.

Reali i Madridit provoi të marrë yllin francez edhe në verë, por PSG ngriti murin, me shpresën që këto katër muaj do t’i shfrytëzonte për të bindur Mbappe të rinovojë, por nuk ia doli, pasi sulmuesi duket i bindur të transferohet në kampionatin spanjoll.

Vetë Mbappe e ka pranuar publikisht se ëndrra e tij është të transferohet te Reali I Madridit, aty ku e pret me padurim edhe shoku i tij në kombëtare, Karim Benzema, me të cilin pritet të formojë dyshen sulmuese.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency