Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Dorëzohet Wenger: Sanchez dhe Ozil mund të largohen

Arsene Wenger deklaron se mundësia e largimit në janar për Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil është konkrete. Të dy lojtarët kanë kontrata me prag skadence dhe shumë prej klubeve europiane janë duke monitoruar situatën e tyre. Javën e shkuar, sic raportojnë mediat britanike, Alexis Sanchez u komunikoi zyrtarisht “Topcinjve” vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën, duke lënë të hapur shtegun për Manchester City-n dhe PSG. Nga ana tjetër, për Mesut Ozil interesohen Manchester United dhe Barcelona, por mesfushori 28-vjecar, i cili u ble për 42.5 milionë paund nga Reali i Madridit, duket se ndihet mirë në Londër.  Menaxheri i tij ka deklaruar se turko-gjermani është i gatshëm të hyjë në bisedime për një rinovim të mundshëm me Arsenalin. Sidoqoftë, për Wenger të dy lojtarët mund të shiten në merkaton e dimrit,  për t’i paraprirë largimit të tyre me parametër zero në fund të sezonit.

“Në këtë situatë ku ndodhemi kemi analizuar cdo skenar, ndaj largimi i tyre në janar është një opsion i mundshëm. Sa i takon dëshirës së Ozil për të qëndruar, mund të them se jam në dijeni dhe më vjen mirë për këtë fakt. Aktualisht, nuk kemi asnjë vendim konkret për ta komunikuar zyrtarisht, por shpresoj që situata të ndryshojë sa më shpejt.”

Arsenali renditet në vendin e 5-të të klasifikimit në Premier League dhe ka një rendiment të mirë me 7 fitore në 7 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...