Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmund “blindon” sulmuesin, zbulohen detajet e kontratës së re

Youssoufa Moukoko rinovon me Borussian e Dortmundit. Sulmuesi 18-vjeçar gjerman, i cili lakmohet nga shumë klube, ka vendosur të pranojë ofertën e re të verdhezinjve, duke firmosur një kontratë që do ta mbajë në “Signal Iduna Park” deri në verën e 2026-ës.

Rinovimi me sulmuesin është një lajm mjaft i mirë për verdhezinjtë, që jo vetëm do të kenë në gjirin e tyre sulmuesin e talentuar 18-vjeçar edhe për disa sezone, por në të njëjtën kohë, do të mund të ngrenë edhe çmimin e kartonit të tij, në rast shitjeje.

Rinovimi i Moukoko vjen në një moment kur në media janë ngritur dyshime rreth moshës së tij, megjithatë te Borussia e Dortmundit janë të bindur që sulmuesi është vetëm 18 vjeç dhe nuk kanë hezituar aspak t’i japin një kontratë të re.

Me kontratën e re, Moukoko do të përfitojë një pagë shumë më të mirë se ajo aktualja, teksa drejtori sportiv Sebastian Kehl pranoi se klubi ka arritur një objektiv të rëndësishëm, duke mbajtur edhe për disa sezone sulmuesin e talentuar.

Moukoko është rritur te të rinjtë e Borussias së Dortmundit dhe këtë sezon ka marrë pjesë në 12 gola, duke shënuar 6 dhe asistuar po kaq, por premton të bëjë shumë më tepër deri në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...