Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmund gjen zëvendësuesin e Haaland, gjermani ndodhet në qytet për vizitat mjekësore

Karim Adeyemi ndodhet në Dortmund për të kryer ekzaminimet mjekësore qe në verë të bashkohet me Borussia Dortmund. Afrimi i parë i Dortmund, pasi Erling Haaland të bashkohet me Manchester City-n, do të jetë autori i 23 golave të Red Bull Salzburg këtë sezon.

Mëngjesin e kësaj të marte, sipas raportimeve të medieve gjermane, Adeyemi ka mbërritur në qytet me avion privat nga Munich-u rreth orës 11:00.

20-vjeçari është duke kryer të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe testet fizike dhe pasi të gjitha këto procedura të kenë mbaruar, gjermani do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Dortmund-in. Kontrata e sulmuesit me Salszburg përfundon në verën e 2024-ës megjithatë palët kanë rënë dakord për lëvizjen e talentit te Borussia Dortmund dhe vetë Adeyemi është shumë i lumtur me këtë vendim për të ardhmen.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...