Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dortmund largon mbrojtësin e Kombëtares, Ten Hag vendos për 28-vjeçarin

Thomas Meunier është në listën e lojtarëve që Borussia Dortmund do ta shesë në verë. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kontratë deri në qershor 2024. Klubi gjerman kërkon të përfitojë diçka, para se ta humbë me parametra zero. Ndër të tjera, çka është edhe më e rëndësishmja, belgu nuk është as në planet e trajnerit Edin Terzic.

Këtë sezon ai e ka aktivizuar Meunier vetëm në nëntë ndeshje në Bundesliga, prej të cilave shtatë i ka nisur si titullar. Këtë vit tekniku i Dortmund nuk po e preferon fare, ndaj edhe për lojtarin largimi është opsioni më i mirë për të ardhmen.

Lajme kontradiktore nga Britania e Madhe për qendërmbrojtësin Victor Lindelof. “The Sun” kishte raportuar më parë se Manchester United ishte gati ta shiste për shumën e 31 milionë paundëve, pas interesimit të klubeve si Inter dhe Atletico Madrid.

LEXO EDHE:

Drejtuesit e “Djajve të kuq” duhet të konsultohen edhe me trajnerin Erik ten Hag, i cili thuhet se e do Lindelof në skuadrën e tij edhe për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi 28-vjeçar këtë sezon nuk ka pasur shumë hapësira. Tekniku holandez e ka preferuar atë vetëm në pesë ndeshje si titullar në duelet e Premier League.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...