Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dortmund nuk ul çmimin për Sancho, Man. United gati të kalojë te plani B

Jadon Sancho është objektivi i madh i Manchester United për merkaton e kësaj vere, por Borussia e Dortmundit nuk ka ndërmend të ulë pretendimet prej 105 milionë eurosh për kartonin e fantazistit anglez dhe negociatat kanë ngecur.

Kjo pasi në këtë periudhë pandemie, drejtuesit e “djajve të kuq” e quajnë të tepërt shifrën e kërkuar nga klubi gjerman dhe nuk shkojnë më tepër se 80 milionë euro, ndaj palët janë ende larg, kur kanë mbetur vetëm 20 ditë nga fundi i merkatos.

Ndërkohë për të mos u kapur të papërgatitur, drejtuesit e Manchester United kanë filluar të mendojnë për planin B, që sipas mediave angleze quhet Gareth Bale. Sulmuesi uellsian është në luftë të hapur me Realin e Madridit, ku merr një pagë të majme dhe ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2022-shit.

Pikërisht për të përfituar nga ky fakt, “djajtë e kuq” janë gati të marrin Bale në huazim një vjeçar, me opsion blerjeje verën e ardhshme, ndërsa “Los Blancos” do të ishin të lumtur, pasi do të kursenin rreth 30 milionë euro, shifër që duhet të paguajnë për pagën e një viti të uellsianit.

Vetë Bale do ta mirëpriste një rikthim në kampionatin anglez, ku edhe spikati me fanellën e Tottenham, ndërsa trajneri i Manchester United, Solskjaer këmbëngul për afrimin e Sanchos, pasi kërkon të ndërtojë një formacion me djem të rinj, të talentuar e të uritur për sukses.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...