Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmund rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Leverkusenin

Pas humbjes befasuese në transfertën kryeqytetase ndaj Union Berlinit, në fillim të muajit, Borussia e Dortmundit u rikthye te fitorja, duke mposhtur bindshëm 4-0 Bayer Leverkusenin, në sfidën e zhvilluar në “Signal Iduna park”.

Verdhezinjtë zhbllokuan sfidën në pjesën e parë, me anë të sulmuesit spanjoll Paco Alcacer, ndërsa në 45-minutëshin e dytë shënuan dy herë kapiteni Marco Reus dhe një herë Guerreiro, duke vulosur suksesin bindës.

Fitoi 2-1 edhe Augsburgu në sfidën përballë Eintracht Frankfurt, ndërsa Borussia Munchengladbach doli me 3 pikë nga transferta ndaj Kolnit, falë triumfit me rezultatin minimal 0-1.

Momentalisht Borussia Dortmund merr kreun e renditjes me 9 pikë, po aq sa ka edhe Leipzig, që në orën 18:30 do të presë Bayernin e Mynihut, në një sfidë që premton spektakël.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...