Borussia Dortmund shkëputet në krye. Në pritje të përballjes direkte mes Bayernit dhe Union Berlinit, verdhezinjtë kanë marrë tri pikët ndaj Hoffenhamit dhe janë ngjitur në krye më 46 pikë.
Ka mjaftuar një gol i Julian Brandt në minutën e 43-të të ndeshjes, që Borussia Dortmund të merrte fitoren e 7 radhazi dhe të ngjitej e vetme në krye.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Muriqi realizon një perlë të vërtetë, por Mallorca ngec ndaj Espanyol
- Ibraimi humbet dy penallti, Struga ngec ndaj Makedonija GP
- Milan i jep lamtumirën “San Siros”, tre opsione për stadiumin e ri
- VIDEO/ Asani bën protagonistin në Kore, i dhuron fitoren skuadrës në limite
Bën detyrën edhe Leipzig, që ia doli të triumfojë 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt në shtëpi dhe të ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, me 42 pikë.
n
Timo Werner dhe Forsberg shënuan për “demat’ në pjesën e parë, ndërsa miqtë nga Frankfurti hapën ndeshjen në të 61-tën me Sow, por nuk ia dolën të shmangin humbjen.
Në ndeshjet e tjera Hertha e Berlinit mposhti Augsburgun me rezultatin 2-0, Werder Bremen fitoi pastër -0 ndaj Bochumit, ndërsa Wolfsburg triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Kolnit.
Nesër në orën 17:30, në fushë do të zbresë Bayerni i Mynihut, që do të presë në “Alianz Arena” Unionin e Berlinit, në një ndeshje direkte mes dy skuadrave që kanë nga 43 pikë në renditje.
