Bundesliga

Dortmund triumfon me “manita”, verdhezinjtë i ushtrojnë presion Bayernit

Dortmund ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mundur në shtëpi Freiburg, në një ndeshje ku verdhezinjtë ishin dominues asbolut dhe fituan 5-1, duke vulosur gjithçka që në pjesën e parë. Të besuarit e Marco Rose, imponuan lojën që në 45 minutat e para, duke e gjetur tre herë rrugën e rrjetës. Mbrëmja ishte e gjitha për mbrojtësin Thomas Meunier. Mbrojtësi arriti që të zhbllokonte rezultatin që në minutën e 14-të, ndërsa pa u mbushur gjysmë ore lojë ishte sërish belgu, ai i cili realizoi golin e dytë për këtë sezon, dhe të dytin për Dortmund në këtë sfidë.

Pa u mbyllur pjesa e parë ishte radha e Haaland, i cili shënoi golin e tretë ndaj Freiburg. Rrjeta e 14-të për norvegjezin në 13 ndeshjet që është aktivizuar këtë edicion. Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ulët, me verdhezinjtë që nisën të mendoin për ndeshjene  radhës, me një rezultat që i jepte siguri për triumfin. Freiburg ngushtoi diferencën me anë të Demirovic, megjithatë nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Streich. Për të vulosur gjithcka mendoi Haaland, i cili shënoi dhe golin e dytë personal në këtë takim dhe të katërtin për Dortmund. Në fund kishte vend dhe për golin e 5-të të vendasve që mban firmën e Dahoud.

Verdhezinjtë i ushtrojnë presion Bayern, që e shohin vetëm 3 pikë larg, megjithatë bavarezët kanë një ndeshje më pak se Dortmund. Freiburg në anën tjetër konfirmon momentin jo të mirë, për shkak se ka vetëm 1 fitore në 5 ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa ndodhen në vendin e katërt në Bundesliga me 30 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency