Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi del nga “kriza” e barazimeve, fiton 3-2 me Leverkusenin

Pas 3 barazimeve radhazi, që i dhanë mundësi Bayernit të reduktonte ndjeshëm diferencën me kryesuesit, Borussia e Dortmundit u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 3-2 skuadrën e Bayer Leverkusenit.

Zagadou, Sancho dhe Gotze shënuan për verdhezinjtë, ndërsa “Aspirinat” u kundërpërgjigjën me Volland dhe Tah, por pa arritur të marrin qoftë edhe një pikë nga kjo transfertë.

Me këtë fitore, Borussia e Dortmundit mbetet e vetme në vendin e parë, me 54 pikë, 3 më tepër se Bayern Munchen.

Sfida tjetër e të dielës në Bundesligë, ishte ajo mes Hannoverit dhe Eintracht Frankfurtit, që u fitua nga miqtë me rezultatin e pastër 0-3.

Ndërkohë takimi tjetër mes Hannoverit dhe Eintrachtit përfundoi me fitoren e thellë 0-3 të skuadrës mike.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...