Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi, dyshime mbi trajnerin, alternativë ish-i i Bayernit

Soccer Football - Champions League - Group F - AC Milan v Borussia Dortmund - San Siro, Milan, Italy - November 28, 2023 Borussia Dortmund players celebrate after the match REUTERS/Claudia Greco

Në fund të këtij sezoni pritet një revolucion i vërtetë në stolat e top-klubeve evropiane. Nga largimet e Klopp dhe Artetës e deri te Xavi dhe Tuchel, shumë klube do të ndryshojnë drejtuesit teknikë.

Nuk duhet lënë pas as Borussia e Dortmundit, e cila është shumë mbrapa në kampionatin aktual, por është ende në garë për kualifikim në çerekfinale në Champions League pas barazimit jashtë fushe të marrë në Eindhoven ndaj PSV-së.

Terzic, në dyshim

Sidoqoftë, në Bundesligë situata është më komplekse. Verdhezinjtë e Ruhrit janë në vendin e katërt, 20 pikë larg Bayer Leverkusenit befasues të Xavi Alonsos.

Pas Dortmundit është Leipzigu, vetëm një pikë larg, dhe rreziku për të mbetur jashtë kupës me veshë të mëdhenj sezonin e ardhshëm është gjithmonë i mundshëm. Për këtë arsye, pozicioni i Terzic është në dyshim serioz.

Lexo edhe:

Nagelsmann, një ide

Sipas “Footmercato.net”, një nga profilet që do të lidhej me këmbëngulje me Borussian do të ishte ai i Julian Nagelsmannit. Trajneri aktual i Gjermanisë, të cilit kontrata me Federatën i skadon në fund të Kampionatit Evropian, nuk është kundër rikthimit në një klub dhe është duke e vlerësuar projektin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...