Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dortmundi e ka gjetur zëvendësuesin e Haalandit, por kushton shumë

Borussia Dortmund dalëngadalë na nisur të dorëzohet në lidhje me çështjen “Haaland”. Verën e ardhshme, sulmuesi norvegjez do të mund të largohet për 75 milionë euro, sikurse e parashikon një klauzolë në kontratë. Për një shifër të tillë pretendentët janë të shumtë e në këtë rast vendimtare për klubin që do në blejë norvegjezin do të jetë paga që do t’i ofrohet.

Ankandi që pritet të hapë Raiola në të vërtetë e bën largimin e tij nga Dortmundi praktikisht të pashmangshëm. Për këtë arsye, klubi gjerman tashmë është në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Një nga emrat më të rëndësishëm në listë për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Marco Rose është Sébastien Haller i Ajaxit të Amsterdamit. Sulmuesi francez me origjinë nga Bregu i Fildishtë është një nga më të kërkuarit në Europë, pasi u bë lojtari i parë që shënoi 5 gola në dy ndeshjet e tij të para në Ligën e Kampionëve, 4 kundër Sportingut të Lisbonës dhe 1 ndaj Besiktasit.

Për këtë arsye, Dortmundi i ka hedhur sytë mbi nënshkrimin më të shtrenjtë në historinë e “Harkëtarëve”. Sidoqoftë, Ten Hag, trajneri i ekipit holandez, i paralajmëroi gjermanët në një intervistë për “Bild”: “Nuk e vë në dyshim që është interesant për Dortmundin, por do të kushtojë shumë para”. Sulmuesi ka kontratë deri në vitin 2025 dhe vetëm një ofertë e parezistueshme do ta bënte të largohej nga Amsterdami.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...