Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi e nis “me marsh të pestë”, zhgënjejnë Werder e Rashica

Pas një fushate spektakolare në merkaton verore, Borussia e Dortmundit ka “treguar dhëmbët” që në javën e parë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 përballë Augsburgut.

Në “Signal Iduna Park” miqtë befasuan duke shënuar që në minutën e parë me anë të Niederlechner, por 45-minutëshi i parë përfundoi 1-1, pasi verdhezinjtë barazuan me anë të spanjollit Alcacer.

Pjesa e dytë foli tërësisht për Borussian e Dortmundit, që shënoi edhe 4 herë tē tjera me anë të Sancho, Reus, Alcacer dhe Brandt, duke kompletuar suksesin me rezultatin e thellë.

Zhgënjeu në shtëpi Werder Bremeni i Milot Rashicës, që humbi 1-3 përballë Dusseldorfit, ndërsa sulmuesi i Kosovës luajti për 65 minuta, duke asistuar golin e vetëm të skuadrës së tij.

Vetëm 4 minuta në fushë për mesfushorin kuqezi Amir Abrashi, ndërsa Freiburgu i tij fitoi me rezultatin e pastër 3-0 përballë Mainzit. Fitore morën edhe Leverkusen 3-2 ndaj Paderbornit, e Wolfsburgu 2-1 ndaj Kolnit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...