Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi fiton derbin e Ruhrit, Bayerni ngjitet i dyti

Dortmundi fiton 1-2 derbin e Ruhrit dhe forcon pozitën në krye të Bundesligës me 36 pikë. Në “Veltins Arena”, në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga tifozët, u zhvillua një sfidë emocionuese, por në fund festuan verdhezinjtë, që hedhin një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Delaney kaloi ne epërsi Dortmundin që në minutën e 7-të. Pas shumë përpjekjesh blutë mbretërorë arritën të kthenin baraspeshën në rezultat në minutën e 61-të, por entuziazmi për të marrë fitoren i “gënjeu”, pasi Sancho në të 74-ën shënoi një tjetër gol për verdhezinjtë, që u dha suksesin miqve.

Ngjitet në vendin e dytë Bayerni, që mposhti 3-0 Nurnberg me dy gola të Lewandowskit në pjesën e parë dhe finalizimin e Ribery në fraksionin e dytë. Në takimet e tjera Bayer Leverkuseni mposhti 1-0 Augsburgun, Freiburgu shkatërroi 3-0 RB Leipzig dhe Wolfsburgu barazoi 2-2 me Hoffenheim.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...