Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi fiton sfidën “e çmendur” ndaj Augsburgut, Alcacer bën tripletë

Borussia e Dortmundit arriti një fitore spektakolare, 4-3 ndaj Augsburgut, në “Signal Iduna Park”, ku protagonist absolut ishte sulmuesi i ardhur nga Barcelona, Paco Alcacer, i cili shënoi një tripletë dhe mori topin në shtëpi.

Pjesa e parë përfundoi në avantazhin e Augsburgut, që shënoi me anë të Finnbogasson, ndërsa “verdhezinjtë” baraspeshuan rezultatin në fillim të pjesës së dytë me sulmuesin spanjoll.

Augsburgu kaloi sërish në avantazh më anë të Max, para se Alcacer dhe Mario Gotze të çonin rezultatin 3-2 për Borussian e Dortmundit. Gjithsesi Augsburgu riktheu edhe njëherë baraspeshën në minutën e 87 dhe kur u duk se dy skuadrat do të ndanin nga një pikë, ishte sërish spanjolli Alcacer që shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin për Dortmundin, që doli me 3 pikë të plota nga kjo sfidë.

Fitore mori edhe Schalke 04, që triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Dusseldorfit, ndërsa Hannoveri mposhti 3-1 Sttutgartin dhe Mainz-Hertha Berlin, u ndanë në barazim pa gola.

Aktualisht Bundesliga gjermane kryesohet nga Borussia e Dortmundit me 17 pikë, e ndjekur nga Werder Bremen dhe Hertha Berlin me nga 14 pikë secila.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...