Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi gjen formulën për të mbajtur Haalandin

Borussia e Dortmundit nuk i ka hequr shpresat për rinovimin e kontratës së Erling Haaland. Sulmuesi norvegjez, ndër më të mirët në qarkullimi gjatë viteve të fundit, kërkohet nga klubet më të mëdha në Evropë dhe sipas klauzolës së në kontratën e nënshkruar me verdhezinjtë mund të largohet për 75 milionë euro.

Prestigjiozja gjermane “Bild”, shkruan këtë të mërkurë që Dortmundi do t’i ofrojë dyfishin e pagës për ta bindur që të qëndrojë. Pra, nga 8 milionë euro në sezon, gjiganti nordik do të përfitonte plot 16 milionë, falë një marrëveshjeje “faraonike” të arritur me sponsorin e klubit, Puma.

Nëse do ta pranojë ofertën e verdhezinjve, Haaland do të shndërrohet automatikisht lojtari më i paguar, duke lënë pas edhe ikonën e Dortmundit, 32-vjeçarin Marco Reus, që po falë marrëveshjes me Puma-n paguhet 12 milionë në sezon.

Manaxheri i Haalandit, Mino Raiola, nuk e ka përjashtuar mundësinë që klienti i tij të qëndrojë në Dortmund, megjithatë shumë të do të varet edhe nga ecuria e verdhezinjve gjatë pjesës së dytë të sezonit. Nëse skuadra e Marco Rose nuk do të arrijë të kualifikohet në Champions, atëherë do të ishte jashtë logjike që talenti norvegjez të qëndronte në “Signal Iduna Park”. Reali i Madridit, Manchester United, por edhe Barcelona po presin me vëmendje zhvillimet e merkatos, me shpresën se mund të bëjnë të tyrin 21-vjeçarin.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...