Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi gjen “Haalandin e ri” në shtëpi, sulmuesi 18-vjeçar vjen nga stoli dhe vulos përmbysjen

Dortmund mori fitoren e dytë në Bundesliga, duke mundur me përmbysje në një ndeshje tepër të bukur Freiburg. Gregoritsch befasoi verdhezinjtë në pjesën e parë duke e bërë sfidën tepër interesante e duke i mobilizuar të besuarit e Terzic, të cilët në pjesën e dytë patën një tjetër marsh.

Ishte 18-vjeçari Moukoko, i cili u aktivizua në pjesën e dytë, për të bërë shpëtimtarin, pasi në minutën e 77-të dha asistin për golin e barazimit, të shënuar nga Bynoe-Gittens. Vetëm 11 minuta më pas, Moukoko u dha avanatzhn verdhezinjve, duke shënuar një gol mjaft të bukur, ndërsa Wolf ia katër minuta më vonë vulosi dhe rezultatin përfundimtar.

Një fitore e vuajtur për Dortmund, që arriti të marrë suksesin e parë jashtë fushe për këtë sezon dhe aktualisht e sheh veten në krye të klasifikimit, së paku deri në momentin që të zbresin në fushë skuadrat e tjera. Në anën tjetër Freiburg gjen humbjen e parë për këtë sezon, megjithatë tregon se është një skuadër me brumë që mund t’i bëjë dëm kujtdo.

Për Dortmund u aktivizua për të parën herë Anthony Modeste, me francezin i cili u transferua te Dortmund gjatë kësaj javë. 34-vjeçari luajti për 90 minuta por pa mundur që të gjejë rrjetën. Ndeshja e radhës për Dortmund do të jetë Werder Bremen në “Signal Iduna Park”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...