Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Dortmundi, “i dorëzuar” për “yllin” anglez, në verë transferohet te gjigantët e Europës

Borussia Dortmund ka nisur të përgatisë largimin e “yllit” të saj Jude Bellingham drejt Realit të Madridit Mesfushori anglez, i cili përveçse nga “Los Blancos” kërkohet edhe të mëdhatë e tjera në Evropë (p.sh. Liverpooli), konsiderohet një nga “xhevahirët” e merkatos.

Dortmundi që e di se do ta ketë të vështirë ta mbajë sezonin e ardhshëm, nda po përpiqet të arriojë një marrëveshje të leverdishme me gjigantët spanjollë.

Drejtuesit verdhezi po ndjekin të njëjtat hapa si me norvegjezin Haaland, që iu bashkua City-t. Transferimi i Bellingham do të kryhet për shumën e 100 milionë eurove.

Hans-Joachim Watzke, CEO i Borussias së Dortmundit, ka zbuluar se do të zhvillojnë bisedime me mesfushorin dhe familjen e tij pas përfundimit të Kupës së Botës. “Mendoj se sapo të përfundojë Kupa e Botës do të kemi një diskutim të përgjithshëm për atë që ai dëshiron vërtet. Me të, me prindërit e tij, me të cilët kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë. Dhe, sigurisht, me këshilltarin e tij,” tha Watzke për Bild TV.

Reali i Madridit synon ta mbyllë sa më parë rinovimin e mesfushës. Pas blerjes së Camavingas e më pas të Tchouaménit, anglezi do të ishte qershia mbi tortë për të kompletuar zëvendësimin e mesfushës legjendare të formuar nga Casemiro, Kroos dhe Modric.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...