Bundesliga

Dortmundi mori fitoren e 6-të rresht, Favre befason: Shkallët bosh, plus për futbollistët e mi!

Ndalesa e gjatë prej më shumë se 2 muajsh për shkak të pandemisë COVID-19 nuk frenoi hovin e Borussias së Dortmundit që e rinisi sezonin me marshin e 7-të. Verdhezinjtë pas fitores së thellë në derbin e Ruhrit ndaj Schalke 04, morën një tjetër fitore të pastër në javën e 27-të të Bundesligës, 0-2 në fushën e Wolfsburg me golat e dy anësorëve Guerriero dhe Hakimi. Kjo ishte fitorja e 6-të radhazi në kampionat për Borussian që duket se është gati për klasiken e së martës ndaj Bayern Munich që do të vendosë shumë në garën për titull pasi diferenca mes tyre në renditje është vetëm 4 pikë. Mungesa e tifozëve nuk është aspak problem për Dortmundin kjo për faktin se verdhezinjtë kanë shumë lojtarë të rinj në moshë në skuadër dhe kur luajnë me tifozë gjithmonë e ndjenë presionin që ushtrojnë fansat, të paktën kështu u shpreh trajneri i Borussias Lucien Favre pas sfidës së fituar ndaj Wolfsburgut. Zvicerani befasoi me komentin e tij, duke deklaruar se futbollistët ndihen më mirë me shkallët bosh.

“E shfaqëm që në fillim të ndeshjes dëshirën e madhe për të fituar ndeshjen dhe e merituam plotësisht. Më pëlqeu shumë pjesa e parë, e menaxhuam shumë mirë. Mungesa e tifozëve? Më mirë kështu, lojtarët nuk kanë presion dhe ndihen më mirë“, deklaroi Favre.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency