Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi në gjunjë, qebapi helmon 9 futbollistë

Trajneri i Borusias së Dortmundit, Peter Stoeger po përballet me një situatë aspak normale në prag të ndeshjes së Bundesligës përballë Volfsburgut. 9 futbollistë të verdhezinjve kanë mbetur të helmuar nga konsumimi i mishit të qebapit në Marbella të Spanjës, ku Dortmundi u përgatit në ditët e para të janarit.

Menjëherë sapo mbërritën në Gjermani, Burki, Weidenfeller, Bartra, Toprak, Schurrle, Pulisic, Larsen, Sahin e Reimann shfaqën probleme intoksikimi dhe përfunduan menjëherë duke marrë ndihmën në klinikën e klubit. Kjo nuk është një situatë aspak normale dhe vuri në lëvizje të gjithë strukturat e klubit, që dolën në përfundimin se helmimi ka ardhur si pasojë e mishit të qebapit, që mund të ketë qenë i prishur.

“Ndonëse ka shumë optimizëm për të rikuperuar disa prej tyre për takimin e sotëm, vendimi përfundimtar do të merret vetëm 2-3 orë para ndeshjes”, u shpreh trajneri i Dortmundit, Stoeger.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...