Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi nuk gabon ndaj Mainzit, siguron pjesëmarrjen në Champions

Borussia e Dortmundit siguron pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm një javë para fundit të Bundesligës. Verdhezinjtë fituan 3-1 në fushën e Mainzit, duke shfrytëzuar kështu gafën e një ditë më parë të Eintrachtit të Frankfurtit, që u mposht 4-3 nga Schalke, me diferencën mes dy skuadrave që shkon në katër pikë.

Ky ishte suksesi i gjashtë radhazi në Bundesligë dhe i shtati në të gjitha garat për skuadrën që drejtohet nga Edin Terzic, që e mbyll sezonin me trofenë e Kupës së Gjermanisë dhe me pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Dy nga tre golat që realizoi në këtë ndeshje, Dortmundi i shënoi në pjesën e parë. Fillimisht zhbllokoi takimin Guerreiro, në minutën e 23-të, i shërbyer nga Sancho, ndërsa goli i sigurisë, që rezultoi i fundit në këtë sfidë, u realizua nga kapiteni Marco Reus, pak para se skuadrat të shkon në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve. Te tretin verdhezinjve e shënoi Brandt në të 80-tën minutë, ndërsa në shtesë Quaison realizoi golin e nderit për Mainzin me 11-metërsh.

Në javën e fundit të Bundesligës Borussia e Dortmundit do të përballet me Bayer Leverkusesin, kundërshtar që nuk ka më asnjë objektiv për të arritur, pasi është i blinduar në vendin e gjashtë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...