Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dortmundi nuk ndalet në merkato, synon një ish-bavarez për sulmin!

Borussia e Dortmundit nuk do të mjaftohet me blerjet e Nico Schulz, Thorgan Hazard dhe Julian Brandt në merkaton e kësaj vere pasi synon të afrojë të tjerë lojtarë me peshë për të ndërtuar një skuadër që mund të thyejë hegjemoninë 7-vjeçare të vendosur nga Bayern Munich, vitin tjetër. Pas 3 lojtarëve kualitativë dhe të rinj në moshë të afruar në harkun e dy ditëve, drejtuesit e klubit verdhezi po projektojnë një tjetër blerje. Këtë herë bëhet fjalë për një lojtar me një eksperiencë shumë të madhe dhe që e njeh shumë mirë kampionatin gjerman pasi në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellat e Ëolfsburg dhe Bayern Munich. Bëhet fjalë për sulmuesin 33-vjeçar të Juventusit, Mario Mandzukic për kartonin e të cilit drejtuesit e Dortmundit janë gati të ofrojnë deri në 15 milionë euro. Një shifër kjo që mund të bindë Juventusin të lërë të lirë kroatin që sapo ka rinovuar kontratën me bardhezinjtë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...