Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi rikuperon 6 lojtarë para Bayernit, gati t’i prishë debutimin Tuchelit

Dortmundi rikuperon 6 lojtarë para Bayernit
Dortmundi rikuperon 6 lojtarë para Bayernit

Borussia e Dortmundit do të jetë mysafire në “Allianz Arena” këtë të shtunë, ku do të kërkojë të shmangë një rezultat pozitiv për të ruajtur kryesimin në Bundesligë.

Një tjetër stimul për verdhezinjtë, është t’i prishin debutimin edhe ish-trajnerit, Thomas Tuchel, i cili do të ulet për herë të parë në stolin e Bayernit të Mynihut, pikërisht në orën 18:30 të të shtunës.

Trajneri i Dortmundit, Edin Terzic doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku njoftoi se do të rikthehen plot 6 futbollistë, të cilët munguan në ndeshjen e fundit ndaj Kolnit, por gjithashtu do të mungojnë dy të tjerë.

Lexo edhe: 

“Kemi rikuperuar lojtarë si Kobel, Emre Can, Ozcan, Brandt, Adeyemi e Moukoko, të cilët janë gati të luajnë qoftë edhe nga fillimi. Ndërkohë nuk do të jenë në dispozicion Reyna e Meunier, ndërsa në dyshim është Schlotterbeck”, deklaroi Terzic.

Sfida mes Bayernit të Mynhut dhe Borussias së Dortmundit do të startojë të shtunën në orën 18:30 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e SuperSport 2.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...