Borussia Dortmund u tregua i papërmbajtshëm në sfidën kundër Nurenberg, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 7-0. Vendasit e nisën shumë shpejt spektaklin e golave, teksa në minutën e 9′ Larsen i dha epërsinë Dortmundit. Më pas ishte radha e kapitenit Rues, i cili çoi sërish në peshë të tifozët. Në fraksionin e dytë panorama nuk ndryshon, pasi është skuadra e Lucien Favre që shënon edhe pesë herë të tjera.
Në minutën e 49′ realizon Hakimi, teksa sërish Rues gjen dhe golin e dytë personal. Nurenberg provon të japë shënja jete, por përballë kundërshtari nuk ia krijon aspak këtë lloj mundësie.
Akanji, Snacho dhe Weigl ishin protagonistët e tjerë të kësaj fitoreje të thellë. Falë këtij suksesi Dortmund ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 11 pikëve vetëm 2 më pak se Bayerni kryesues.
Bayer Leverkusen siguroi fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa këtë herë fitoi 2-1 në fushën e Dusseldorfit. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola, me skuadrat që provuan disa herë të kalonin në avantazh. Në fraksionin e dytë, brenda 10 minutave Volland shtangu vendasit, duke shënuar dy herë, ndërsa goli i Hening nga pika e bardhë e penalltisë i shërbeu vetëm lojtarit si statistikë.
Në sfidat e tjera, Leipzig arriti të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Stuttgartit, ndërsa Borusia Munchengladbach mposhti Eintrachtin e Frankfurtit me rezultatin 3-1.