Merkato

Dortmundi u vë afat “Djajve të Kuq” për blerjen e Jadon Sanchos

Përgatiti: Alked Gjebrea

Drejtuesit e Borussias së Dortmundit vendosën afatin e fundit për Manchester United në lidhje me futbollistin anglez Jadon Sancho. Prej kohësh 20-vjeçari londinez është vënë në shënjestrën e “Djajve të Kuq”, që kërkojnë për të mbyllur me çdo kusht diferencën e madhe që është krijuar me Liverpoolin dhe Manchester City-n. Krerët e klubit verdhezi kanë fiksuar datën 10 gusht si afatin e fundit për “Red Devils” për lojtarin e përfaqësueses së “Tre Luanëve”, që vazhdon të mbetet objektivi kryesor në merkato për një klub si United.

Jadon Sancho u ble nga Dortmundi në fundin e gushtit të vitit 2017 për vetëm 8 milionë paundë në moshën 17-vjeëare nga Manchester City, klub që ruan akoma të drejtën e 20% të kartonit të këtij futbollisti. Sancho u përfshi menjëherë në gjirin e skuadrës dhe më pas lojtari anglez shpërtheu, duke realizuar 30 gola në 78 takime me fanellën e verdhezinjve. Në sezonin e fundit, Jadon Sancho e ndihmoi ekipin e drejtuar nga trajneri Lucien Favre për t’u renditur në vendin e dytë në Bundesliga, pas vetëm Bajernit të Mynihut, teksa kontribuoi me 17 gola dhe 16 asiste në 32 ndeshje.

Për asiste futbollisti londinez u pozicionua në vendin e dytë, pas sulmuesit të ekipit bavarez, Thomas Muller, që e përfundoi kampionatin me 21 asiste gjithsej, duke thyer në këtë mënyrë për vetëm një edhe rekordin e kampionatit gjerman, që mbahej nga mesfushori belg Kevin De Bruyne.

Krerët e klubit nga Westfalia ua kanë bërë të qartë drejtuesve të “Djajve të Kuq” se nuk kanë ndër mend ta lëshojnë futbollistin pa 100 milionë stërlina. Ende nuk është arritur një marrëveshje ndërmjet palëve, sidoqoftë, nëse klubet do të bien dakord, atëherë e gjithë shuma e kërkuar do të ndahet në këste. Drejtuesit e verdhezinjve e ndërmorrën një veprim të tillë për të përgatitur sa më mirë sezonin e ardhshëm në Bundesligë, duke shmangur në këtë mënyrë edhe një shpërqëndrim të mundshëm të vetë futbollistit.

Pozicioni i natyrshëm i lojtarit me origjinë nga Trinitad Tobago është krahu i djathtë i sulmit, gjithsesi Sancho mund të luajë shumë mirë edhe në krahun e majtë. Vlera aktuale e futbollistit londinez është plot 117 milionë stërlina, ndërsa vlerën më të lartë në merkato Jadon Sancho e pati deri më datën 11 mars, pra pikërisht përpara se të shpërthente anembanë globit pandemia e koronavirusit.

Edicioni i ri i Bundesligës në Gjermani starton më datë 18 shtator, ndërsa afati i fundit i transferimit të lojtarëve është data 5 tetor. Muajin e kaluar verdhezinjtë iu hoqën nga duart drejtuesve të “Red Devils” mesfushorin 17-vjeçar anglez Jude Bellingham, që u ble nga klubi nga Birmingham City në një marrëveshje që kapi shifrën e 30 milionë stërlinave.

Në ditët e fundit të vitit 2019 drejtuesit e Borussias së Dortmundit mposhtën konkurrencën e United si dhe klubeve më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër, teksa morën sulmuesin norvegjez Erling Haaland nga Red Bulli i Salsburgut për vetëm 20 milionë euro, një biznes i shkëlqyer për klubin nga Westfalia, duke patur parasysh faktin që vlera e shtatlartit nordik tani është katapultuar në plot 72 milionë euro.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency