Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dortmundi vë çmim për kartonin e Erling Haaland

Erling Haaland do të jetë pa dyshim pikë referimi në sesionin e ardhshëm të merkatos, por Borussia e Dortmundit, që zotëron kartonin e talentit norvegjez, nuk ka ndërmend të japë ulje. Sulmuesi 21-vjeçar në këtë sezon ka shënuar 32 gola në 31 paraqitje, 10 finalizime vetëm në 6 ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Manaxheri i tij, Mino Raiola, tregoi pak javë më parë se janë 10 klube të gatshme për të luftuar për shërbimet e tij, ku përfshihen Manchester United, Manchester City, Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe Bayerni i Mynihut. Por çmimi do të jetë stratosferik. Nga Shtetet e Bashkuara, ESPN ka zbuluar se Dortmundi do të kërkojë 180 milionë euro për “asin” e tij.

Haaland ka një klauzolë lirimi që skadon në vitin 2022, e parashikuar kur, në dhjetor 2019, Dortmundi pagoi 20 milionë euro për ta shkëputur nga Salzburgu. Derisa të skadojë klauzola, verdhezinjtë do të diktojnë çmimin, me shpresën se asnjë klub nuk do të trokasë në derën e Dortmundit.

Ekipi gjerman tashmë ka zbatuar të njëjtën strategji vitin e kaluar me mesfushorin Jadon Sancho për të “mbrojtur veten” nga sulmet e “Djajve të Kuq”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...