Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi “vetëvritet” në Bremen, titulli sërish drejt Mynihut

Borussia Dortmund bëri “vetëvrasje” sot në transfertën ndaj Werder Bremenit, ku shpërdoroi avantazhin e dy golave dhe doli me vetëm një pikë, duke ia bërë më të lehtë rrugën drejt titullit kampion, Bayernit të Mynihut.

Verdhezinjtë e drejtuar nga Favre vinin të karikuar për të dalë me 3 pikë nga transferta e sotme dhe arritën të zhbllokojnë sfidën me Pulisiç, ndërsa në fundin e pjesës së parë ishte Alcacer që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, për të dyfishuar avantazhin.

Megjithatë Borussia e uli ritmin dhe përqendrimin në pjesën e dytë, ndërsa nga ky fakt përfitoi Werderi, që brenda 5 minutash (70’ dhe 75’) arriti të shënojë dy herë në portën e verdhezinjve dhe të marrë një barazim.

Titullar në këtë takim ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, i cili asistoi në golin e parë të skuadrës nga Bremeni, ndërsa bëri një 90-minutësh mjaft të mirë në tërësi.

Nga ana tjetër, Dortmundi me këtë barazim mbeti në kuotën e 4 pikëve më pak se Bayerni, duke u vet-përjashtuar nga gara për titullin kampion, që po zhvillohej në distancë këto javët e fundit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...