Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dortmundi zyrtarizon pasuesin e Haaland, firmos për 5 sezone me sulmuesin 20-vjeçar

Vetëm pak minuta pasi zyrtarizoi largimin e Haaland drejt Manchester City-t, Borussia e Dortmundit ka prezantuar edhe sulmuesin që do të marrë vendin e norvegjezit në skuadrën verdhezi.

Bëhet fjalë për Karim Adeyemin, gjermanin 21-vjeçar, që ashtu si Haaland, vjen nga austriakët e Salzburgut dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Borussian e Dortmundit.

Sulmuesi gjerman kreu vizitat mjekësore ditën e sotme dhe më pas firmosi kontratë deri në verën e 2027-ës, ndërsa në arkat e austriakëve të Salzburg kalojnë 35 milionë euro.

Karim Adeyemi ka shënuar 19 gola këtë sezon me Salzburgun dhe ka dhënë tre asiste, ndërsa në prezantimin me Dortmundin, deklaroi se është një tifoz i verdhezinjve, ndaj u ka dhënë prioritet sapo dëgjoi për interesimin e tyre.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...