Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Douglas Costa ndryshon mendje: Qëndroj te Juve, me Sarrin bëjmë gjëra të mëdha

Ishte në listën e atyre që duhet të largoheshin këtë verë, por emërimi i Maurizio Sarrit si trajneri i Juventusit, ka bërë që braziliani Douglas Costa të ndryshojë mendim dhe të tentojë të fitojë një vend titullari në skuadër.

Braziliani iu bashkua Juventusit dy sezone më parë, por problemet me dëmtimet dhe shpesh herë zgjedhjet e Allegrit, bënë që të mos luante mjaftueshëm, gjë që nuk e ka miratuar as në daljet publike.

Megjithatë Maurizio Sarri është një trajner që preferon të luajë me skemën 4-3-3 dhe Douglas Costa është njeriu ideal për të dy krahët e sulmit, pasi shquhet për teknikë të lartë dhe shpejtësi, që mund të vërë në vështirësi mbrojtjet kundërshtare.

Në një intervistë nga “Capo Verde”, ku po kalon pushimet, braziliani pranoi se e simpatizon Sarrin dhe se ka vendosur të qëndrojë te Juventusi, për të tentuar të shndërrohet në një titullar të padiskutueshëm te ekipi bardhezi.

“Kam edhe 3 vite kontratë te Juventusi dhe nuk kam ndërmend të largohem. Sarrin nuk e njoh personalisht por e kam ndjekur kur ishte te Napoli dhe besoj se këtë vit do të bëjmë një sezon mjaft të mirë, duke prodhuar edhe lojë të bukur”, tha braziliani.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...