Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dovbyk qëndron në La Liga, arrin marrëveshjen me klubin e njohur

Dovbyk qëndron në La Liga, arrin marrëveshjen me klubin e njohur

Artem Dovbyk ishte padyshim një nga surprizat më të bukura të La Ligës në sezonin që lamë pas, duke udhëhequr Gironën drejt një vendi të tretë historik me golat e tij të shumtë. Sulmuesi 26-vjeçar ukrainas tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve, përfshi edhe Napolin e Milanin në Itali, por duket se ka vendosur të vijojë karrierën sërish në Spanjë.

Media iberike bën me dije se Dovbyk ka arritur marrëveshjen personale me Atleticon e Madridit, për të firmosur me Los Colchoneros një kontratë 5-vjeçare, teksa tashmë topi kalon te klubi i Simeones për të mbyllur marrëveshjen.

Dovbyk ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh për prishjen e kontratës me Gironën dhe pas miratimit të tij, tashëm Atletico Madrid duhet të kalojë paratë në arkat e klubit katalan, për të transferuar në kryeqytet sulmuesin ukrainas.

Lexo edhe:

Pas zgjidhjes së çështjes së të ardhmes, tashmë Dovbyk është përqendruar te Europiani Gjermani 2024, ku pritet të udhëheqë me golat e tij Ukrainën drejt një paraqitjeje dinjitoze.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....