Trajneri i Bylisit, Dovedan, edhe pas humbjes me Teutën u shpreh shkurtimisht se skuadra e tij e dhuroi fitoren. Ai e pranoi gjithashtu se Bylisi ka nevojë të paktën për 3-4 lojtarë.
“Golat i shënuam ne, jo Teuta. Në këtë moment durrsakët janë një skuadër shumë e mirë, më e mirë nga ne. Nuk mundëm të shënonim gol dhe pësuam dy. Kemi humbur kot dhe Teuta fitoi kot.”
Merkatoja dhe mbijetesa: “Nuk kemi marrë asnjë, ndërsa largimet janë problemi ynë. Me këta lojtarë që kemi është shumë e vështirë të fitojmë. Skuadrës i duhen 3-4 futbollistë të mirë.”