Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dovedan: Kemi vështirësi në finalizim, sot luajtëm shumë keq

Pas disa javësh të mira, Bylis ka marrë vetëm një pikë në 3 javët e fundit dhe pasditen e sotme ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Teutës në Durrës.

Ky rezultat ka tronditur jo pak besimin e mallakastriotëve te mbijetesa, ndërsa këtë e pranon edhe trajneri Veljko Dovedan, i cili tha se ka mungesa lojtarësh dhe se po vëren në fushë një skuadër me luhatje nga ndeshja në ndeshje.

“Kemi vështirësi dhe nuk e fshehim dot. Lojtarët këta janë dhe ndonëse krijojmë raste, nuk arrijmë të shënojmë dot. Nuk më pëlqen që skuadra luan me luhatje, pasi bëmë një ndeshje mjaft të mirë me Tiranën dhe u shpërfytyruam sot. Do të jetë e vështirë mbijetesa, por do të provojmë të bëjmë më të mirën”, u shpreh Dovedan.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...