Bylisi i dha lamtumirën Kupës së Shqipërisë në fazën e 1/8-ave të saj, pasi u mposht 1-2 në shtëp0i nga Dinamo, ndërsa trajneri Veljko Dovedan u ankua për kalendarin e ngjeshur dhe merkaton e dobët të bërë këtë verë.
A ka ndikuar kalendari i ngjeshur në eliminimin e skuadrës nga Kupa?
Ndikoi jashtëzakonisht shumë, pasi kemi luajtur 4 ndeshje në 12 ditë dhe ishim të lodhur. Për më tepër, kishim edhe 4-5 dëmtime, ndërsa Dinamo nuk luajti në fundjavë dhe ishte më e freskët.
A ju pyeti presidenti i skuadrës, kur votonte gjithmonë pro bojkotit të Superligës?
Kemi folur me presidentin, por besoj se nuk kemi gjetur lojtarët e duhur në merkato dhe nuk jemi përforcuar aq sa duhet.
Kishte probleme Bylisi, apo ishte Dinamo e fortë?
Kishim probleme me lodhjen, siç e thashë edhe më parë, por kishim edhe 4-5 mungesa të rëndësishme, që ndikuan në ecurinë e takimit sot.
