Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dovedan: Pyesni arbitrin pse nuk fituam, na anuloi një gol të rregullt

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan u shfaq mjaft i zhgënjyer dhe i nervozuar me arbitrimin në ndeshjen ndaj Kastriotit, teksa evidentoi gabimin e anulimit të një goli të rregullt.

Sa keqardhje keni për këtë barazim, aq më tepër që ju është anuluar edhe një gol?
Unë mendoj se ne bëmë një ndeshje të mirë dhe ishim më mirë se kundërshtari. Nëse goli ishte i rregullt, atëherë çfarë dua unë këtu? Duhet të thërrisni arbitrin t’u tregojë pse nuk fituam dhe pse e anuloi golin.

Dyshoni se gabimi ishte tendencioz?
Sigurisht që po, pasi goli ishte qartësisht i rregullt. Nuk e kuptova pse e anuloi, pasi nuk është se bëhej fjalë për limite, por një pozicion qartësisht të rregullt.

A besoni ende te mbijetesa direkt?
Të shohim, pasi ka edhe shumë ndeshje dhe gara bëhet shumë e fortë. Ne do të provojmë të bëjmë maksimumin deri në fund, por me këta arbitra është e vështirë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...