Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dovedan: Vuajtëm mungesat e shumta, kemi nevojë për 3 lojtarë cilësorë

Trajneri i Bylisit Veljko Dovedan pranoi se skuadra e tij vuajti jo pak ndaj Flamurtarit, teksa në intervistën për Supersport theksoi se është i kënaqur me rezultatin, pasi vuajti mungesën e shumë futbollistëve sot.

Sa ju vjen keq që nuk fitoni një ndeshje të cilën e kishit nën kontroll?
Çfarë mund të them kur pësojmë gola nga hiçi. Më vjen shumë keq dhe nuk di çfarë të them më shumë për ndeshjen e sotme.

E kishit të vështirë të ndërtonit formacionin, duke parë mungesat e shumta?
Ka qenë shumë e vështirë, pasi edhe kur ktheja kokën nga pankina, nuk dija kë të aktivizoja. Mungesat bënë të vetën, pasi nuk kisha mundësi të freskoja skuadrën.

Ju ngushëllon fakti që në Vlorë kanë ngecur edhe skuadra të tjera si Partizani, Laçi, Tirana, etj.?
Na ka kushtuar shumë mungesa e lojtarëve të dëmtuar dhe atyre të pezulluar, por kështu si shkoi loja, jam i kënaqur me një pikë, pasi edhe mund të kishim humbur. U treguam të papërgjegjshëm në fushën e lojës dhe të paktën nuk humbëm.

A ishin 10 minutat e fundit, më të këqijat që kur drejtoni Bylisin?
Normalisht edhe unë jam në një linjë me ju deri diku, pasi po ta shohësh me vëmendje, nuk kemi bërë 2-3 pasime radhazi të sakta, ndaj ishte një 10-minutësh për t’u harruar.

A është ky momenti që trajneri të fillojë të mendojë për merkaton?
Normalisht më duhen minimalisht 3 lojtarë të rinj në merkaton e janarit dhe pastaj të vazhdojmë punën, sepse na pret një sezon i gjatë dhe shumë më i vështirë.

Ku do të donit të përforcoheshit?
Në çdo linjë të fushës, në çdo pozicion do të ishte mirë të përforcoheshim, por me kushtin që të vijnë lojtarë që bëjnë diferencën dhe rritin kualitetin e skuadrës.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...