Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Dovizioso bën mrekullinë në Sepang, titulli vendoset në Valencia

Andrea Dovizioso mban të hapur garën për titull në Botërorin e Moto GP, pasi triumfoi në Cmimin e Madh të Malajzisë, duke rikuperuar 12 pikë nga Marc Marquez, i cili preferoi të mos rrezikonte dhe e mbylli në vendin e katërt garën në Sepang. Kampioni i ri Botës në Moto GP do të mësohet në Cmimin e Madh të fundit të vitit, në pistën e Valencias në Spanjë. Gjithsesi, Marquez mbetet i favorizuar pasi kryeson renditjen e përgjithshme me 282 pikë, 21 më shumë se Dovi. Nga gjashtë fitore secili kanë koleksionuar dy kryesuesit, por piloti spanjoll i Repsol Hondas ka grumbulluar 21 pikë më shumë me vendet e dyta dhe të treta.

Duke iu kthyer garës së Sepangut, i dyti, pas Dovoziosos, e kaloi finishin piloti tjetër i Ducatit, Jorge Lorenzo, ndërsa në pjesën më të ulët të podiumit u ngjit Zarco i Yamahas. Marquez u ndoq në finish nga spanjolli tjetër i Hondas, Dani Pedrosa, më pas mbërritën dy italianët, Petrucci i Ducatit dhe Valentino Rossi i Yamahas.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...