Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Drafti për hapjen e basteve, kushtet për kompanitë dhe benefit i madh për sportin

Ministria e Financave ka përpiluar draftin që do të prezantojë në parlament për rihapjen e basteve sportive, të cilat pritet që të operojnë vetëm online. Në dokumentin me 12 faqe, pasqyrohet mënyra e operimit të basteve sportive.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të ketë një funksion thelbësor në monitorimin e kompanive që do të operojnë në Shqipëri.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të ketë një program për mbrojtjen e lojtarëve, ndërkohë që do të ketë ndryshime dhe në lejimin e reklamimit të basteve sportive, diçka e ndaluar që nga koha e ndalimit të ushtrimit të këtij aktiviteti.

Në të njëjtën kohë, kompanitë e licencuara kanë të drejtë të sponsorizojnë skuadrat sportive.

Pritet që të mos ketë më tepër se 5 kompani të licencuara, që do të përcaktohet nga Komisioni i Licencave. Ky i fundi është propozuar që të ngrihet nga tre përfaqësues nga ministria përgjegjëse për financat, dy përfaqësues nga AKSHI dhe një anëtar nga Ministria e Mbrojtjes Sociale.

Kriteret për kompanitë që duan të marrin licencën janë disa, duke nisur nga: shuma e kapitalit të kompanisë që kërkon licencimin duhet të jetë jo më pak se 1.2 miliardë lekë, të paraqesë kufizimet për ndryshimin e pronësisë së aksioneve, subjekti aplikues ose një nga aksionarët duhet të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në jo më pak se 3 shtete të OECD dhe jo më pak se 3 vite, të disponojë marrëveshjen me subjektin e licencuar për ofrimin/miratimin e Programet/ sistemi/ Websitet/ aplikacionet të nevojshëm si dhe të ketë fuqinë mesatare të nevojshme të punonjësve.

Po ashtë është propozuar që të hiqet neni i mëparshëm ku përcaktohej se 0.4% e xhiros vjetore nga loja do t’i kalonin ministrisë përgjegjëse, ndërsa tatimi rreth tyre do të shkojë nga 15% në 25%.

Pritet që drafti të shqyrtohet në parlament e pasi të kalojë të nisin hapat konkret për përcaktimin e kompanive që do të licencohen. Pritshmëritë janë që brenda muajit mars të nisë operimi i basteve sportive, të cilat nuk operojnë nga 31 dhjetori i vitit 2018.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...