Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dragowski “Superman”, Atalanta lë dy pikë përballë Empolit

Bënte pjesë te ato ndeshje që duheshin fituar patjetër, për të shpresuar për një vend në zonën Champions, por Atalanta nuk ia doli të shkojë më shumë se një barazim pa gola në sfidën në shtëpi, përballë Empolit.

Zikaltrit dominuan tërësisht takimin, duke mbyllur Empolin për thuajse të 90 minutat në gjysmëfushë, por gjetën përballë një portier si Dragowski, që sot kishte “veshur kostumin e Superman-it”, duke ndaluar çdo tentativë drejt portës së tij.

Dy pikë të humbura për Atalantën, që mbetet në vendin e gjashtë, tashmë me 53 pikë, por me një kalendar “të frikshëm” në transfertat e mbetura deri në fund të sezonit, çka e komplikon edhe më shumë një vend në zonën Champions.

Nga ana tjetër, Empoli merr një pikë të çmuar në luftën për mbijetesë, pasi do të kërkojë maksimumin javën e ardhshme, në përballjen direkte me Spalin, në shtëpi. Vlen të theksohet se në fushë ishin edhe dy futbollistët e Kombëtares Shqiptare, Federik Veseli dhe Berat Gjimshiti, ndërsa Etrit Berisha e ndoqi takimin nga stoli.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...