Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Drama e Higuainit: Doja të braktisja futbollin prej nënës së sëmurë

Gonzalo Higuain, në një rrëfim për “Tnt Sports” ka treguar një episod shumë të rëndësishëm të jetës së tij. “El Pipita” ka qenë shumë pranë tërheqjes nga futbolli për shkak të sëmundjes së nënës së tij.

“Ishte diçka e tmerrshme, shkova deri në atë pikë sa doja ta lija futbollin. Ishte vetë nëna ime që më nxiti të vazhdoja, por po të ishte për mua, do të hiqja dorë. Ajo ishte gjëja më e rëndësishme, gjithçka tjetër kalonte në plan të dytë.”

Higuain së shpejti do të bëhet baba dhe është shumë i lumtur me bashkëshorten e tij.

“Është shumë e rëndësishme që, kur të largohesh nga futbolli, të rrethohesh nga persona që të duan dhe, për fatin tim të mirë, më rrethojnë shumë persona të tillë. Janë ata që të shoqërojnë gjatë gjithë jetës, sepse kur e lë futbollin nuk u duhesh më të tjerëve.”

Faktit që shpeshherë akuzohet se nuk është vendimtar në ndeshjet e rëndësishme nuk i kushton shumë rëndësi.

“Cilët kritikohen? Sigurisht, më të mirët. Të kritikojnë për atë që nuk ke bërë, jo për 300 golat që ke shënuar.”

Në fund Gonzalo i rikthehet edhe eksperiencës së tij te Napoli.

“Doja të shkoja atje për atë që përfaqëson për Argjentinën, që Napoli të rritej më shumë. Urrejtja që lindi kur u largova, s’është tjetër veçse dashuri. Nuk i kam bërë kujt keq, mora një vendim që mendova se ishte në të mirën time dhe për familjen time, por nuk e mirëkuptuan.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...